970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Sulmohen me armë zjarri rojet e Liqenit të Batllavës nga disa peshkatarë

Sulmohen me armë zjarri rojet e Liqenit të Batllavës nga disa peshkatarë

Pas mesantës të së dieles, rojet e liqenit të Batllavës, sikur zakonisht, hipën në barkën e tyre e dolën të vëzhgojnë.


Mirëpo, mbrëmë panë disa persona të cilët kishin lëshuar rrjetat e po zinin peshk, jashtligjshëm.

E kur u nisën në drejtim të tyre, peshkatarët fillimisht i paralajmëruan që të mos afrohen e më pas gjuajtën me armë.

Rasti është raportuar në Polici të cilët p oe hetojnë rastin

“Tri viktimat meshkuj kosovar roje e peshkimit në liqenin e Batllavës kanë raportuar se gjatë vëzhgimit me barkë në liqe kishin vërejtur disa persona të dyshuar që i kishin lëshuar rrjetat e peshkimit në liqen, por kur viktimat ishin nisur në drejtim të dyshuarve në një distancë rreth 50 metra i kishin dëgjuar ata duke ju thënë mos u ofroni dhe kanë dëgjuar dy krisma nga arma e zjarrit, pastaj të dyshuarit ishin ikur në drejtim të fsh. Ballaban. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin”.

Related posts