
Të paktën katër persona raportohet se janë arrestuar nga policia në Vjenë. Ata dyshohet të jenë pjesëmarrës në sulmin e sontëm në një Sinagogë.
Lajmet nuk janë konfirmuar nga policia, por mediat lokale thonë se të paktën 4 vetë u arrestuan.
Vjena u trondit nga të shtëna dhe një sulm vetëvrasës këtë mbrëmje pas orë 21:00.
Gjithashtu raportohet për 6-7 persona të marrë peng. Asgjë deri më tani nuk është konfirmuar.