970×90

Sulmi ajror në Siri, May: I drejtë dhe ligjor

Sulmi ajror në Siri, May: I drejtë dhe ligjor

Kryeministrja britanike Theresa May në një konferencë shtypi mbi sulmet ajrore perëndimore në Siri tha asnjë grup tjetër përveç qeverisë siriane nuk mund ta ketë kryer sulmin e dyshuar kimik në Douma javën e kaluar.

“Ne e dimë se regjimi sirian përdori në mënyrë të neveritshme armët kimike kundër popullit të vet,”-tha ajo.

Ajo tha se ishte e drejtë dhe ligjore për të ndërmarrë veprime kundër qeverisë siriane, por nuk kishte të bënte me ndërhyrjen në luftën civile siriane.

Gazetari: A je e sigurtë se ke mbështetjen e qytetarëve për sulmin në Siri?

Theresa May: “E mora këtë vendim sepse besoj se është gjëja e drejtë. Mesazhi është se përdorimi i armëve kimike është ilegal. Komuniteti ndërkombëtar nuk mund të rrinte duarkryq. Kemi parë agjentë nervorë që u përdorën dhe këtu në Angli. Kemi parë sulm të armëve kimike.

Ky vendim nuk është i lehtë. Gjëja e duhur që duhej bërë pasi ka pasur një rritje të përdorimit të armeëve kimike. Është në interesin tonë dhe të ardhmen që përdorimi i armëve kimike të ndalohet.”

Gazetar: A po shkojmë drejt një lufte të ftohtë?

Theresa May: “Është një veprim kundër regjimit sirian i cili fatkeqësisht është mbështetur nga Rusia

Përdorimi i armëve kimike është i palejueshëm.”

Kryeministrja britanike mbrojti vendimin e ndërmarrë për sulmet ajore pa u konsultuar me Parlamentin.

May tha se do të bëjë një deklaratë për sulmet ajrore të hënën në Parlament.

“Kjo nuk është diçka ku Mbretëria e Bashkuar ka qenë e përfshirë. Planifikimi i plotë dhe i duhur u mor përpara këtij aksioni për të siguruar që ne të minimizojmë ndikimin mbi civilët,”-tha kryeministrja.

Related posts