Hip hop grupi PINT mund të thuhet se po përmbush të gjitha pritjet e adhuruesve të hip hopit.
MC Kresha dhe Lyrical Son publikuan më 17 shkurt për ditën e pavarësisë së Kosovës albumin “United State of Albania”.
Albumi u publikua në të gjitha platformat online dhe ka qenë i qasshëm për para-porosi për të gjithë adhuruesit.
AVD Digital ka konfirmuar se bëhet fjalë për një sukses të jashtëzakonshëm dhe një rekord në pritje i shitjeve të albumit nga MC Kresha dhe Lyrical Son.
Albumi “USA” përmban 23 këngë, shumica bashkëpunime me hip hop yje të skenës.
Ky album ka vite që po punohet nga K Master dhe Strike Beatz, e bëhet fjalë për kulmin e cilësisë në hip hopin shqiptar.
Ky album u lansua bashkë me premierën e videoklipit “JBMTQR” të Lyrical Son në bashkëpunim me Llunin që u prit shumë mirë nga publiku.
Si të dëgjohet albumi?
Në vendin tonë albumi mund të dëgjohet duke u porositur në faqen zyrtare PINT.al dhe albumi vjen direkt e në shtëpi.
Albumi “USA” nga MC Kresha dhe Lyrical Son kështu reprezenton fuqishëm kultin e albumit me CD, duke ruajtur traditën.
Në Evropë dhe botë albumi mund të gjendet tashmë në platformat e dëgjimit iTunes, Spotify, Deezer etj.
/Telegrafi/