970×90
970×90

Suarez po largohet nga Barcelona?

Suarez po largohet nga Barcelona?

Luis Suarez është një prej golashënuesve më të mirë në historinë e Barcelonës.

Ai aktualisht ka kontratë deri më 2021 por marrëveshja automatikisht mund të vazhdohet deri më 2022 nëse ai zhvillon 60 për qind të dueleve të edicionit të ardhshëm.

Megjithatë, “RAC1” shkruan se Suarez ka filluar të marrë oferta për largim nga Camp Nou, transmeton lajmi.net.

Inter Miami i David Beckham është duke bërë përpjekje për transferimin e Suarezit në Major League Soccer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Megjithatë, tani për tani, Suarez nuk është i interesuar të largohet nga Barcelona.

Related posts