
Një studente nga Bullgaria ka trefishuar madhësinë e buzëve të saj në përpjekje për të qenë më në modë.
22-vjeçarja Andrea Emilova Ivanova, nga Sofja, Bullgari, raportohet se ka shpenzuar mijëra para në mbushës të buzëve, pasi i është nënshtruar 15 procedurave. Dhe ajo madje ka në plan ta përmirësojë ende buzët e saj.
Studentja e Filologjisë ka dëshiruar buzët më të plota që në moshë shumë të re, dhe beson se mbajtja e mbushësve e ka bërë atë më të lumtur.
Andrea mohon të jetë e varur nga mbushësit dhe gjithashtu ka deklaruar se pamja e saj nuk është frymëzuar nga ndonjë person i veçantë.
