
Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj i njohur ndryshe për publikun si Stresi, muaj më parë u shpall fitues i edicionit të parë të “Big Brother Vip Kosova”.
Stresi qëndroi i mbyllur në shtëpinë më të famshme në Kosovë për plot 103 ditë ku rrëmbeu çmimin e madh prej 160 mijë euro, shkruan Paparaci.
Por, reperi së fundmi ka zbuluar se kjo nuk është shuma e vetme që ka marrë nga kjo eksperiencë.
I ftuar në emisionin “Mos i bjer me top”, Stresi ka zbuluar se ka marrë rreth 240 mijë euro pasi kishte edhe dy kontrata tjera të nënshkruara si imazh
“Përveç çmimit të madh, unë kam pasur edhe dy kontrata tjera si imazh, është dyfishuar shifra që ka fituar. E gjithë eksperienca që kam fituar në “BBVA” është dikun tek 240 mijë”, tha reperi.