970×90
970×90

Stresi: Unë jam Azem Hajdari i dytë

Stresi: Unë jam Azem Hajdari i dytë

Stresi në mes të protestuesve, është shprehur se ka krijuar protestën më të madhe që ka parë ndonjëherë populli shqiptar. Fillimisht u raportua se ai i ishte plagosur, por së fundmi u shfaq në një video jo i lënduar, ku tha se ai është Azem Hajdari i dytë.

“Unë e kam organizuar këtë protestë. Hajde më vrisni mua si Klodianin, ndyrësirat e m*tit. A doni të më vrisni mua? Keni për të vrarë gjithë këta Klodianët. Nesër do të arrestohem, do jem krenar që do shkoj në qelitë e paraburgimit. Për çfarë? Se s’ka drejtësi për një vëlla tonin. Asnjë nuk do të dorëzohet.

Nuk është miting pleqsh, është miting çunash, është miting populli, është miting të rinjsh. E kemi zemrën hekur. Këtu na keni.

Jeni mësuar ju, unë jam Azem Hajdari i dytë, unë sot organizoj protestën më të madhe që ka parë ndonjëherë populli shqiptar”, u shpreh këngëtari.

Related posts