
Me stinën e Vjeshtës vinë edhe shumë të mira të cilat janë edhe të domosdoshme për vetë njeriun. Karakteristika e stinës së vjeshtës është rënia e gjetheve në tokë nga drunjtë, dhe përveq kësaj janë edhe frutat e kësaj stine të cilat na bëjnë ta duam këtë stinë.
Njëri nga frutat më të dashur të stinës është padyshim futi i gështënjës, i cili krahasuar me frutat e pemëve të tjera, ka disa vlera ushqimore dhe shëndetësore më të veçanta. Ai i është i pasur në sheqer, fibra, niseshte, vitamina, elementë gjurmë, yndyrë, proteina, minerale dhe kalori në sasi të madhe.
Ky frut është një nga burimet kryesore për ushqim, sa që krahasohet me drithin orizin dhe grurin . Ka sasi të lartë të mineraleve, sidomos kalium ,fosfor, squfur, magnez, klor, kalcium, hekur, sodium dhe vitamina C, B1, B2. Në Kosovë, rajoni i njohur për kultivimin e gështënjes është Rrafshi i Dukagjinit, më saktësisht Juniku me rrethinë. Shkruan gazetaprojekti.com.
Duke marr paraysh këtë fakt, Komuna e Junikut në bashkëpunim me organizatën Holandeze për Zhvillim në Kosovë, kanë vendosur ta organizojnë ditën e gështënjes. Ky manifostem do të mbahet me datë 28 tetor 2019 me fillim va ora, 11:00 në hapësirat e Qendrës Rajonale të Turizmit n’Dukagjin (QRT) Kulla e Isufaj. GazetaProjekti