970×90
970×90
970×90
970×90

Sqarohet Edi Rama, për taksën e vënë për Rrugën e Kombit

Sqarohet Edi Rama, për taksën e vënë për Rrugën e Kombit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për herë të parë, pas reagimeve të shumta për vendosjen e taksës për automjetet që qarkullojnë në Rrugën e Kombit.

Rama, duke i’u përgjigjur një komentuesi në llogarinë e vet “Facebook”, ka thënë se pagesa për Rrugën e Kombit nuk do të jetë pesë euro.

“Nuk ka pagesë 10 euro Albi, është 5 euro, çmim që paguhet kudo në rajon dhe kontribut që shkon për mirëmbajtjen e rrugës, e cila u ndërtua pjesërisht (ndërkohë që kompania do të përfundojë edhe ndërtimin) dhe mbeti në mëshirë të fatit nga pamundësia e mirëmbajtjes që ka një kosto jo të vogël!”, ka shkuar Rama.

Related posts