970×90
970×90
970×90
970×90

Spiunia ruse i kërkon Putinit urgjentisht të sulmoj dy luftanijet britanike para se të jetë vonë

Spiunia ruse i kërkon Putinit urgjentisht të sulmoj dy luftanijet britanike para se të jetë vonë

Spiunia ruse Anna Chapman e cila arriti të dal nga Britania si pjesë e shkëmbimit me një agjent të dyfisht, Sergei Skripal në vitin 2010, i ka përcjellë shumë informacione Kremlinit në lidhje me strategjinë luftarake të Britanisë, raporton Mirror, transmeton Indeksonline.
Në bazë të informacioneve të saj që kishte arritur të grumbulloj sa jetonte në Britani, ajo i ka bërë me dije Vladimir Putinit se nëse fillojë sulmet e perëndimit në Siri, Rusia duhet që në mënyrë të befasishme të sulmoj dy luftanijet britanike, si aeroplan-mbajtësen “HMS Queen Elizabeth” dhe “HMS Prince of Wales”.

Sipas spiunes ruse këto dy objektiva duhet të jenë të parët në mënyrë që të neutralizohet aftësia detare e Britanisë.

“HMS Queen Elizabeth” dhe “HMS Prince of Wales”, përbëjnë aftësinë mbrojtëse por edhe sulmuese të Britanisë, ku në rast sulmi këto anije do të mund të shkaktonin dëme të mëdha marinës ruse.

Lufta e Tretë Botërore varet prej asaj nëse Rusia do ti përgjigjej sulmit amerikan në Siri, pas autorizimit të Donalt Trump.

Dy luftanijet britanike janë caku i dytë për tu sulmuar sipas spiunes ruse Anna Chapman.

Related posts