
Gjykata Speciale me seli në Hagë, ka vendosur që ish-presidenti Hashim Thaçi, e ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli të mbesin në paraburgim.
Vendimi është marrë më 26 maj, teksa është publikuar sot.
Mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi ka dorëzuar përpara gjyqtarit të procedurës paraprake, Nicolas Guillou të Gjykatës Speciale e kërkesën e tretë për lirimin e ish-kreut politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në arrest shtëpiak apo edhe lirimin në një shtet të tretë që ka ofruar garancitë.
Në këtë kërkesë avokati i Thaçit, Gregory W. Kehoe, ka thënë se vazhdimi i paraburgimit në Hagë bie ndesh edhe me liritë dhe të drejtat e njeriut.