970×90
970×90

Specialja bastis sërish zyrat e OVL-UÇK

Specialja bastis sërish zyrat e OVL-UÇK

Edhe ditën e djeshme u sollën dokumente të tjera të Gjykatës Speciale në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


Kreu i OVL UÇK, Hysni Gucati tha se personin që i solli ato e kanë pagëzuar me emrin “Rrufeja”, pasi që po largohet shpejt dhe po është i pamundur identifikimi i tij shkruan Reporteri.net.

Gucati ka konfirmuar se në këto dokumente ka dosje të Speciales, si dëshmitarë dhe elemente që tregojnë se dëshmi ka ofruar edhe shteti serb.

E lidhur me këtë ngjarje, sot hetuesit e Gjykatës Speciale, në kërkim të dosjeve të reja që u sollën, bastisën sërish zyrat e kësaj organizate.

Po nënkryetari i OVL-së, Nasim Haradinaj, në një konferencë për medie tha se kësaj radhe nuk ua japin dosjet pa praninë e Policisë së Kosovës, ose siç thotë ai, pa i tërhequr zvarrë.

“Mbrëmë rreth orës 19:00 na ka telefonuar dikush nga Dhomat e Specializuara dhe na ka paralajmeruar se do të vijnë t’i marrin dosjet. Herën e parë ua kemi dhënë, kësaj radhe jo pa Policinë e Kosovës ose nëse na ngrehin zhag.”, tha Haradinaj para medieve.

Pakoja e parë me dosje të Gjykatës Speciale, të cilat mbanin emrat e dëshmitarëve, u sollën më datën 7 shtator.

Bashkë me këto dosje ishte edhe njoftimi se në ditët e ardhshme do arrijnë edhe 7 mijë të tjera të tilla.

Related posts