
Grupi i Specialistëve të Stomatologjisë ka filluar protestën para Ministrisë së Shëndetësisë.
Derisa grupi i specialistëve të stomatologjisë po protestonte, tre përfaqësues të tyre janë ftuar që të takohen me ministrin Uran Ismaili.
Ata po protestojnë për mos punësimi i tyre në institucionet publike shëndetësore, gjegjësisht Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare, Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Poliklinikat Shëndetësore.