970×90
970×90
970×90
970×90

Spahiu: Ish-agjenti FBI-së përdori qeverinë shqiptare, jo Rama McGonigal

Spahiu: Ish-agjenti FBI-së përdori qeverinë shqiptare, jo Rama McGonigal

Juristi Kreshnik Spahiu, foli në lidhje me çështjen që ka bërë bujë javën e fundit atë të McGonigal.

Ai tha se nuk ka qenë kreu i qeverisë Edi Rama që përdori ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal por ky i fundit ka përdorur qeverinë shqiptare.

“Në faktin juridik nuk del që Rama e ka përdorur McGonigal del që ky i fundit i ka përdorur Ramën e qeverinë shqiptare për të larguar oligarkët rusë. Ka përdorur këtë për të përfituar biznese të tjera. Edhe Gjykata amerikane thotë se paratë i ka marrë Mc Gonigal”, tha Spahiu në Euronews Albania.

Spahiu është shprehur se nëse besohet se McGonigal është blerë me para nga Rama për të akuzuar Lulzim Bashën për financime nga Rusia e njëjta gjë ka ndodhur dhe me Sali Berishën.

Ai i ka bërë thirrje Berishës që t’i tregoj popullit pse akuzonte Bashën për ‘rublat’ ruse njësoj si Rama dhe McGonigal.

“Nëse ne do besojmë se McGonigal është blerë me para nga Rama për të akuzuar Lulzim Bashën për financime nga Rusia, e kjo është një histori e stisur atëherë kemi të drejtë që të dyshojmë se Rama ka blerë me para dhe Sali Berishën. Berisha ka sulmuar Lulzim Bashën për financime ruse më shumë se McGonigal.

Berisha ka 6 muaj që ka ngritur një auditim që thotë se do gjejmë se ku i mori paratë Bashë e ku i çoi.

Berisha është pozicionuar politikisht më ashpër se McGonigal. Të japë llogari Sali Berisha se ku i ka paratë e Edi Ramës, si i mori dhe pse e sulmoi Lulzim Bashën në mënyrë të njëjtë me McGonigal. McGonigal dhe Berisha janë në të njëjtën llogore në atë që është korruptuar McGonigal”, u shpreh Spahiu.

Related posts