![Sot në Prishtinë mbahet Parada e Krenarisë](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/06/C38BFFA2-DC05-4FAA-829A-417908F0E601.jpeg)
Java e Krenarisë çdo vit shënohet edhe përmes aksioneve rrugore, ndërkaq, këtë vit aksioni rrugor u fokusua në rëndësinë dhe luftimin e stigmatizimit të shëndetit mendor, si dhe pranimit shoqëror të personave LGBTIQ+.
Në njoftim thuhet se aksioni rrugor ka targetuar në mënyrë të veçantë dhe institucionet publike, të cilat kanë përgjegjësi për të krijuar mekanizma që ua lehtëson çasje personave LGBTIQ+ në shërbime të shëndetit mendor.
Në kuadër të Javës së Krenarisë sot mbahet parada në ora 17:00, ndërkaq në ora 19:00 mbahet koncerti.