970×90
970×90
970×90
970×90

Sot në Kosovë mbahet Parada e Krenarisë, a do të marrin pjesë krerët e shtetit?

Sot në Kosovë mbahet Parada e Krenarisë, a do të marrin pjesë krerët e shtetit?

Me sloganin “EDHE N’SHTET, EDHE N’FAMILJE” nga e hëna ka nisur “Java e Krenarisë 2022” në Kosovë.

Në edicionin e saj të gjashtë, Java e Krenarisë, pasqyron praninë dhe ekzistencën e mohuar të personave LGBTQI+ si në shtet, ashtu edhe në familje.

“Parada ka për qëllim mbështetjen dhe promovimin e diversitetit dhe barazisë për komunitetin LGBTI në Republikën e Kosovës. Ceremonia e hapjes së Javës së Krenarisë/Paradës së Krenarisë në Kosovë do t’i paraprinë realizimit të aktiviteteve tjera në kuadër të Javës së Krenarisë”, thuhet në njoftimin e grupit organizativ Parada Pride.

Gjatë ditës së sotme për ta përmbyllur këtë javë do të mbahet edhe ‘Parada e Krenarisë 2022’, shkruan Reporteri.net.

Parada do të nisë nga ora 12:00 në sheshin ‘Skënderbeu’ në kryeqytet.

Vitin e kaluar, në Paradën e Krenarisë, nuk morën pjesë asnjë nga krerët e shtetit.

Të njëjtit nuk dihet nëse do të marrin pjesë në edicionin e gjatë të kësaj parade.

Sipas Qendrës për Zhvillimin e Grupeve Sociale, Qeveria Kurti është më e mbyllura sa i përket çështjeve që kanë të bëjnë me komunitetin LGBTIQ+.

Arbër Nuhiu, drejtor ekzekutiv i kësaj qendre, vlerëson se ky vit karakterizohet me regres të theksuar sa i përket çështjes së të drejtave të njeriut, “në mënyrë të veçantë të drejtave të personave LGBTI+ në Kosovë.

Më 16 mars të këtij viti, ligjvënësit e Kuvendit të Kosovës nuk ia dhanë dritën e gjelbër Projektkodit Civil, në seancën parlamentare të Kuvendit të Kosovës.

Arsyeja e kundërshtimit të Projektkodit të ri Civil edhe nga deputetët e shumicë ishte një nga nenet, i cili hapë rrugën për ligjin që lejon martesat e gjinisë së njëjtë.

Related posts