970×90
970×90

Sot mbahet seancë për rastin e Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit

Sot mbahet seancë për rastin e Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit

Gjykata Speciale do të mbajë seancë të re ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Seanca do të fillojë sot në orën 11:00.

E njëjta do të jetë si një konferencë mbi ecurinë e çështjes, ashtu siç ishte mbajtur më 18 nëntor.

Gjyqtari i procedurës paraprake me këtë rast ka kërkuar nga mbrojtja që të dërgojë parashtresat me shkrim deri më 15 dhjetor në orën 16:00.

Ndërsa nesër para Speciales do të paraqiten Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Related posts