
Më 14 shtator, aktorja e njohur shqiptare, Jonida Vokshi dhe partneri i saj, Besnik Krapi, kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre.

Çifti i famshëm, u njoh gjatë xhirimeve të serialit komik, “O Sa Mirë”, ndërsa lidhja e tyre u konfirmua vetëm disa muaj më parë.

Pasi e bënë publike lidhjen e tyre, ata njoftuan edhe për datën e dasmës, të cilën e bënë në shtator, me një ceremoni super të thjeshtë dhe të bukur.
LEXO DHE : Sherr mes kolegësh/ Young Zerka: Samanta nuk meriton famën që ka. Këngëtarja i përgjigjet në Instagram


Por sot është një ditë e veçantë për Besnikun. Ai feston 33-vjetorin e lindjes.


Urimi i Jonidës? Super i bukur dhe gazmor.

Ndërsa poston disa foto nga dasma, Jonida i uron lumturi burrit të saj.
“U rrite u bërë për t’u martuar!E paç jetën të lumtur aq shumë të mirë sa ke nusen😂😂😂😂😂Të dua dhe kjo punë ka marrë fund!”- shkruan Jonida në Instagram./K.C/dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit “Dritare.net” mjafton të klikoni: JOIN GROUP
Foto 1 nga 4
