Sot fillon fushata për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit. Ndonëse prej disa muajsh partitë politike kanë filluar aktivitetet e tyre elektorale në terren, nga sot subjektet politike edhe zyrtarisht mund të ua kërkojnë votën qytetarëve të Kosovës.
Partitë kryesore politike tashmë kanë treguar edhe kohen dhe vendin ku do t`i mbajnë tubimet hapëse.
Partia më e madhe në vend, LVV-ja, hapjen e fushatës zgjedhore do ta bëjë në qytetin e Gjakovës.
VV-ja këtë tubim do ta mbajë në sallën “Shani Nushi”, me sloganin “Cep më cep”, me kandidatin për kryeministër Albin Kurti, nga ora 18:00.
“Nesër, më 11 janar, e shtunë, në Sallën “Shani Nushi” në Gjakovë, duke filluar nga ora 18:00, hapim fushatën zgjedhore, fushatën e 500 mijë zemrave që rrahin si një. Kjo është fushata e fitores që kulmon më 9 shkurt 2025.”, është thënë në njoftimin e VV-së.
Parti e Albin Kurtit votën qytetarëve do të ua kërkojë nën sloganin “cep më cep”.
Partia e dytë më e madhe në vend, PDK-ja, fushatën e saj do ta çelë me një tubim në Prishtinë, në sallën “1 Tetori” nga ora 16:30, ku edhe do të bëhet prezantimi i 110 kandidatëve të kësaj partie.
Kjo parti garon në këto zgjedhje ma kandidatin Bedri Hamza dhe me sloganin “Kosova mundet më mirë”.
Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës fushatën do ta hap në Prishtinë.
Mbrëmë, Abdixhiku ka postuar disa fotografi nga salla ku do të mbahet ceremonia e hapjes së fushatës.
Tubimi hapës i LDK-së do të mbahen nga ora 17:00, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, me sloganin “Bëhu ndryshimi”.
Kandidati i kësaj partie për kryeministër, Lumir Abdixhiku, do të bëjë prezantimin e 110 kandidatëve për deputet.
Slogani i kësaj partie në këtë fushatë do të jetë “Bëhu ndryshimi”.
Në të njëjtën ditë fushatën do ta hap edhe Koalicioni AAK-Nisma.
tubimin kryesor për hapjen e fushatës ky koalicion do ta mbajë më 12 tetor në sallën “1 Tetori”, i cili do të fillojë nga ora 14:00.
Slogani i AAK-së është “Për Kosovën fituese”.