970×90
970×90

Sot caktohet data e zgjedhjeve, ja kush i shkon Thaçit në takim

Sot caktohet data e zgjedhjeve, ja kush i  shkon Thaçit në takim

Dy javë pas dorëheqjes së  Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, sytë e të gjithëve kanë mbetur të drejtuar kah presidenti Hashim Thaçi, i cili nuk i ka ftuar akoma  drejtuesit e partive kryesore politike në konsultime, ashtu si e parasheh Kushtetuta.


Mirëpo, Burime te Reporterit mësojnë se tashmë ka lëvizje në këtë drejtim. Konkretisht, presidenti Thaçi gjatë ditës së sotme pritet të takohet me kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka me të cilën do të konsultohet rreth zgjedhjeve të parakohshme. Takimi pritet të zhvillohet në orën 10:00.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, Thaçi ka takuar përfaqësuesit e dy  subjekteve të komuniteteve joshumicë, Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP) dhe subjektit “Vakat” nga Grupi Parlamentar 6+, me të cilët ka biseduar për zhvillimet politike pas dorëheqjes së kryeministrit, pasi që Republika e Kosovës ka mbetur pa qeveri.

Ndërkohë, në anën tjetër, dje kishte edhe një takim tjetër në mes të liderëve të koalicionit  qeverisës, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli. Aty nuk ishte i pranishëm kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Related posts