970×90
970×90

Sonte zhvillohet derbi në mes Real Madridit dhe Manchester Cityt

Sonte zhvillohet derbi në mes Real Madridit dhe Manchester Cityt

Sot (e mërkurë) janë në program për t’u zhvilluar katër ndeshjet kthyese të fazës ‘play-off’ të Ligës së Kampionëve.

Dje gjatë mbrëmjes u zhvilluar katër ndeshjet e para të ‘play-off’-it, ku nuk munguan befasitë, sikurse ajo e Feyenoordit që eliminoi Milanin dhe Club Brugge që eliminoi Atalantan. Tutje kaluan edhe Bayern Munichu dhe Benfica.

Interesant pritet të jetë edhe në katër ndeshjet e sotme, ku në dy nga to ka mbetur gjithçka e hapur rreth kalimit në fazën tjetër, ndërsa dy ndeshjet tjera favoritët janë shumë më të qartë.

Ndeshja më e fortë padyshim se pritet të jetë ajo në mes të Real Madridit dhe Manchester Cityt në ‘Santiago Bernabeu’, me Los Blancos që janë paksa të favorizuar pas fitores 3-2 në ndeshjen e parë.

Përballje e fortë pritet të zhvillohet edhe në Holandë, ku PSV Eindhoven do të tentojë të eliminojë Juventusin, pas humbjes 2-1 në ndeshjen e parë të luajtur në Itali.

Në dy takimet tjera: Borussia Dortmund-Sporting Lisbona dhe Paris Saint-Germain-Brest gjithçka duket më e qartë, pasi ekipet vendase kanë fituar ndeshjet e para në udhëtim me rezultat të thellë 3-0.

Related posts