
Prishtina është shpallur zonë e karantinuar dhe sonte për t’i relaksuar sadopak kryeqytetasit do të përkujdesen Plisat
Tifozët e Prishtinës me fillim nga ora 20:00 do t’i këndojnë dy këngë gjatë 10 minutave.
Duhet kujtuar se Plisat kanë marrë leje edhe nga MPB-ja për këtë aktivitet.
Ky është njoftimi i plotë:
Plisa,
Siç e dini, sonte kemi organizuar një aktivitet që do të filloj në ora 20:00 dhe do të mbaroj në ora 20:10. Nga shtëpitë tona do t’i këndojmë dy këngë Prishtinës tonë!
1) Kënga e parë është Rrugës sypatrembur
2) Kënga e dytë është Besa Besë.
Për të kënduar të gjithë njëzëri, do të koordinohemi të gjithë me përfaqsuesin tonë i cili do të jetë në stadionin “Fadil Vokrri”, i cili do të filloj këngën dhe ne do ta ndjekim pas tij. Prezenca e tij në stadionin e Kryeqytetit është lejuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës.
Ju ftojmë të gjithëve të na bashkoheni!