970×90
970×90

Sonte në stadiumin Fadil Vokrri, ballafaqohen Prishtina e Drita

Sonte në stadiumin Fadil Vokrri, ballafaqohen Prishtina e Drita

Sfida e Superkupës së Kosovës në futboll, Drita – Prishtina do të zhvillohet nëser (e hënë) duke filluar nga ora 20:00.

Ky duel do të zhvillohet në stadiumin e rinovuar të Prishtinës që tashmë është emëruar me emrin e legjendës Fadil Vokrri.

Futbollistët e Dritës dhe Prishtinës sonte do të ‘njoftohen’ me stadiumin e ri teksa do ta zhvillojnë stërvitjen e fundit para ndeshjes.

Skuadra nga qyteti i Gjilanit do të zbres në fushë në ora 19:00 kurse prishtinasit do ta shkelin barin një orë më pas (20:00).

Stadiumi i Prishtinës do të jetë gati pas tri-viteve rinovim ndërkohë që nesër do ta marrë edhe një ‘amin’ nga UEFA për ndeshje ndërkombëtare.

Related posts