
Komuna e Prishtinës sot nis zyrtarisht aktivitetin “Akull n’Verë”, i cili do të mbahet nga 15 korriku deri më 15 gusht të këtij viti.
Komuna sot do të organizojë ndezjen e dritave për hapjen zyrtare të këtij aktiviteti.
Komuna do të ofrojë mundësi për freski nën qiellin e hapur të Prishtinës dhe përformanca artistike për të gjithë qytetarët, bashkatdhetarët dhe miqtë e Prishtinës përgjatë një muaji.
Me rastin e hapjes së aktivitetit do të performojë grupi Offchestra.
Me këtë aktivitet do të synohet që të mbështeten bizneset e vogla gastronome dhe artistët, si pasojë e dëmeve që u janë shkaktuar nga pandemia.
30 biznese janë përzgjedhur si fituese për shtëpiza për aktivitetin “Akull n’Verë”.