
Genoa apo Lecce? Kush do të mbetet në Serie A për edicionin e ardhshëm? Gjithçka vendoset sonte.
Sonte luhen pesë ndeshjet e fundit të sezonit 2019/20 në Serie A, sezon në të cilin Juventus është shpallur skuadër kampione.
Derisa për garat evropiane është vendosur gjithçka, sonte në Itali luhet për fundin e tabelës, saktësisht për skuadrën që qëndron në ligë.
Genoa dhe Lecce janë dy skuadrat që rrezikojnë të shkojnë në Serie B.
Genoa ka fatin në duart e veta, pasi qëndron me një pikë më shumë sesa Lecce. Një fitore e tyre kundër Verona do të bënte që Lecce të mbetet jashtë Serie A në çdo rezultat tjetër.
Kurse, Lecce synon tri pikët kundër Parma, me shpresën se Verona e Juric do të ndalë Genoan.
Mbetet të shihet se si do të jenë rezultatet sonte, për të parë kush mbetet në Serie A dhe kush bie në Serie B.