970×90
970×90
970×90
970×90

Soltes: Shpresoj se vizat do të hiqen deri në fund të vitit

Soltes: Shpresoj se vizat do të hiqen deri në fund të vitit

 

Soltes ka thënë se personalisht është duke e bërë më të mirën për Kosovën dhe kjo do të vërehet mjaft qartë në raportin që do të publikohet.

“Ne nga Parlamenti Evropian jemi në favor të Kosovës për heqjen e vizave por kjo varet edhe nga raportet tjera që përgatiten. Qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar por edhe reforma në sistemin gjyqësor dhe pavarësia e prokurorëve janë tema më rëndësi që janë diskutuar lidhur me liberalizmin e vizave”, tha ai para mediave kosovare.

Soltes theksoi se edhe transparenca në institucionet publike është një çështje e rëndësishme.

Lidhur me premtimet e liderëve shtetërorë se liberalizmi i vizave do të ndodhë shumë shpejt, gjatë këtij viti, Soltes ka thënë se të gjithë janë në përpjekje për plotësimin e kërkesës për vizat dhe kjo të ndodh në muajt vijues.

“Pritjet janë shumë të mëdha, por siç e dini kjo nuk varet nga Parlamenti Evropian. Sinqerisht shpresojë që vërtet do të ndodh deri kah fundi i këtij viti”, përfundoi ai. /Express

Related posts