Sokol Mehmetaj nga Zvicra ka bërë thirrje për të mbështetur Ukë Blakajn, kandidatin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nga diaspora, për deputet. Ai përmes një statusi në rrjetin e tin Facebook ka thën se Blakaj është njeriu i cili na përfaqeson vërtet, shkruan Gazeta Projekti.
Statusi i tij i plotë:
Sot kemi mundësinë të mbështesim një njeri që na përfaqëson vërtet, një lider që njeh realitetet tona dhe i mbart me krenari vlerat tona.
Ukë Blakaj është një njeri me vizion, një sipërmarrës i suksesshëm, por mbi të gjitha një mbrojtës i palëkundur i interesave të kombit tonë.
Si përfaqësues i diasporës, ai i kupton sfidat tona, shpresat dhe ambiciet tona. Angazhimi i tij për të mbrojtur të drejtat tona e bën atë kandidatin që kemi pritur. Uka do të dëgjojë çdo zë dhe do të sigurojë që shqetësimet tona dëgjohen aty ku nevojitet veprim.
137✅ Nr.37✅