
Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, ka folur në seancën e cila po mbahet në rastin e krerëve të UÇK-së në Hagë.
Duke folur për kohëzgjatjen e gjykimit, ai ka kërkuar nga Prokuroria ta zvogëlojë numrin e orëve që ka planifikuar për gjykim.
Smith ka thënë se gjykimi do të jetë i gjatë, duke shtuar se periudha është 5-vjeçare, transmeton Nacionale.
“Jemi të shqetësuar për kohën që ka kërkuar Prokuroria për kohën e saj rreth kësaj çështje. Le ta shqyrtojë shkurtimin e argumenteve të saj, në mënyrë që gjyqi të jetë i shpejtë dhe i drejtë. Nëse kjo funksionon, do të dëgjohen dëshmi për 600 orë në një vit dhe do të them nga përvoja që asgjë nuk është perfekte, dhe mund të zgjasë më shumë se sa shpresojmë”, tha Smith.
“Ne do ta vlerësojmë mënyrën se si paraqisni argumentet tuaj,a dhe do të shohim nëse ka nevoje që procedurat të përshpejtohem. Presim që ky gjykim të jetë i gjatë, periudha 5-vjeçare që parashikohet ka shqetësime të mëdha. Ne do të bëjmë shkurtime nëse kjo është e dosmodshme për të mbrojtur të drejtën e të akuzuarve”, theksoi kryegjyqtari Smith.