970×90
970×90

Sllovenia dhe Kosova me rritjen më lartë të GDP’së në rajon në 5 vitet e fundit, Serbia në fund të listës

Sllovenia dhe Kosova me rritjen më lartë të GDP’së në rajon në 5 vitet e fundit, Serbia në fund të listës


Pavarësisht faktit se ekonomia kosovare është ndër më të dobtat në rajon, rritja ekonomike në pesë vitet e fundit, krahasuar me vendet e rajonit është më e mira.


Përjashto Slloveninë që ka pasur një rritje pak më të madhe se sa Kosova, vendi ynë ka lënë mbrapa të gjitha vendet fqinje sa i përket rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Këto të dhënë janë marr nga institucioni zyrtar europian i statistikave, Eurostat, ku Kosova renditet e dyta menjëherë pas Sllovenisë për rritje të GDP’së, në një listë ku bëjnë pjesë edhe Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia, Bosnja, Kroacia, dhe Serbia, shkruan reporteri.net.

Në këto pesë vitet e fundit Kosova ka pasur një mesatare prej 3.4 për qind të rritjes së GDP’së, krahausar me Serbinë që ka një rritje prej vetëm 2 për qind, dhe që e rendit të fundit në rajon. 

Related posts