970×90
970×90

Skerdi publikon këngën e re “Kthehu”

Skerdi publikon këngën e re “Kthehu”

Reperi i njohur nga Shqipëria, Skerdi Ago, ka prezantuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.

“Kthehu” mban titullin kënga e tij e re, të cilën po ashtu e kompletuar edhe nga ana vizuale.

Tekstin dhe muzikën e ka bërë vet reperi, kurse për producimin është përkujdesur producenti i njohur nga Ferizaj, Shkumbin Nebihu dhe Ultra Beats.

Artisti i njohur vjen me një paraqitje mjaft atraktive në klip, ndërsa kënga është ritmike dhe flet për një dashuri të humbur.

Projektin tanimë e gjeni të lansuar edhe në kanalin zyrtar të reperit në YouTube.

pKjo është kënga e katërt e Skerdit për këtë vit, e cila vjen pas “Gabove” në bashkëpunim me Labinot Tahirin, “Vaj” me Elinel dhe “Tradhtare 2”.

Related posts