
Është mbajtur të premten nata e tretë e spektaklit të Big Brother VIP.
Në këtë mbrëmje është diskutuar për javën e parë të banorëve VIP në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Ndër të tjerash u diskutua edhe për faktin se si Fifi javën e kaluar në një rrëfim të bërë në dhomën e rrëfimit, ku duke qarë ishte ankuar në banorët e tjerë.
(Video minuta 17:30)
Këngëtarja ishte shprehur me ironi për modelen Beniada duke u shprehur “Ka pozuar për PlayBoy-në ajo”, ndërsa e quante si banore e cila ka qëndruar në gjumë.
Ndërkohë për të tjerët kishte thënë: “S’kanë bërë kurrë në jetë të vet asgjë kurrë, s’i njeh askush”.

Foto: Top Channel
Pas deklaratave dhe ankesave të marra nga banorët për atë se çfarë ka thënë ajo për ta, Fifi ka kërkuar faje për të dytën herë radhazi.
Këngëtarja e hitit “Marova” u shpreh se e kupton gabimin që ka bërë dhe se i erdhi shumë keq kur e pa veten në televizor duke parë ato që kishte thënë për të tjerët.
Fifi kishte kërkuar falje edhe në spektaklin e dytë të premten, po prapë për sjelljet agresive që kishte treguar ndaj personave me të cilët është duke bashkëjetuar në këtë shtëpi.