
Llapi dhe Ballkani janë duke zhvilluar ndeshjen e javës së 23-të në kuadër të Superligës së Kosovës me epërsinë minimale të mysafirëve 0-1.
Me të përfunduar pjesa e parë drejtori ekzekutiv i KF Llapi, Tahir Batatina ka tentuar që me forcë të hyjë në dhomat e referëve në mënyrë që t’i bëjë presion atyre, duke kërkuar fitoren me çdo kusht.
”Na s’vazhdojna hiq. Nëse dikush i ka çu me porosi t’caktune, na nuk vazhdojna. Neve nuk na nin hiq, hiq. As për Agim Ademin nuk ma nin” iu është drejtuar gjyqtarëve të ndeshjes Batatina.
Batatina thotë se FFK-ja dëshiron me çdo kusht që Prishtina të shpallet kampion.