970×90
970×90

Skandali i protokollit të Zyrës së Kryeministrit

Skandali i protokollit të Zyrës së Kryeministrit

Shkruan: Fatmir Pireci

Secili pervjetor i LSHP, është një ngjarje e veçantë kombëtare në shpirtin e çdo shqiptari! Prandaj çdo defekt, lëshim i rastit në rrjedhën e ceremonisë institucionale apo qoftë e çfarëdo natyreje anomalia protokolare, s’do mendë se lëndon shpirtin e secilit shqiptarë ! 
E kuptoj dhe mendoj se ishte me vend reagimi i Kryeministrit te Republikës së Kosovës, (për respektimin rigoroz të protokolit Qeveritar), mirëpo asnjë protokoll institucional qeveritarë, kudo qoftë në botë, asesi nuk e aprovon një veprim të tillë brutal të Kryeminstrit të Republikës së Kosovës ndaj folëses së paftuar ( qoftë ajo edhe sikur të ishte edhe e bija e Abdyl Frashërit, nëse paraprakisht Protokoli nuk e ka paraparë t’iu drejtohet me një fjalë rasti të pranishmëve)! Një diskordancë u vërejtë edhe përbrenda folësve kryesorë sipas Protokolit!
Ne vitin 2003, në përvjetorin e 125-të, të LSHP-së, në Prizren ku ishin të pranishëm pos Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugovës, figurave qeveritare e të parlamentarëve të Kosovës, përfaqësuesëve fetarë, bartësit e pozitave institucionale komunale të Kosovës, të huaj e shumë të tjerë të ardhur enkas nga Europa Perëndimore, ShBA e Australia, ishin të pranishëm edhe Salih Berisha, nltm. e tij Leka Zogu i I-rë, si dhe shumë bartës institucionalë të tjerë shtetëror të Republikës së Shqipërisë, nuk u regjistrua as më i vogli incident ! Ateherë organizimi dhe protokoli për këtë ngjarje me peshë të veçantë historiko-kombëtare, ishin të Kuvendit Komunal të Prizrenit ku pushteti komunal ishte në vitin e tretë të qeverisjes vetanake,pushtet i dalur për herë të parë nga vota e lirë dhe demokratike e vitit 2000, me papërvojë për organizime të tilla të nivelit kombëtarë e etnikë.
Në fund të theksojë se z. Ramush Haradinaj në mbledhimin e djeshëm festivë nuk ishte prania e tij e një personi privat, por e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, shtetit që më se 114 subjekte ndërkombëtare (shtete ) ia kanë njohur fuqinë e veprimit ndërkombëtar pëmes Pavarësisë së saj shtetërore!
Personalisht , sot kam pritur shkarkimin e të gjithëve atyre që kanë qenë te ngarkuar me mbajtjen dhe zbatimin e Protokolit të Shtetit të Reoublikës së Kosovës!

Related posts