970×90
970×90
970×90
970×90

Skandali 100 milonësh: Gazeta sllovene shkruan se Kurti u financua me para të dyshimta të GEN-it, përmendet edhe Martin Berishaj

Skandali 100 milonësh: Gazeta sllovene shkruan se Kurti u financua me para të dyshimta të GEN-it, përmendet edhe Martin Berishaj

Gazeta e njohur sllovene “Prava” ka botuar një artikull të gjatë, ku hulumtohen lidhjet e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt me kompaninë sllovene GEN-I. Sipas gazetën “Prava“, dyshohet se ambasadori Berisha është paguar nga GEN-i, teksa raportohet edhe për kompaninë e Berishajt që mban emrin “MB Consulting”. Madje, aty theksohet se ambasadori kosovar ka tërhequr 600 mijë euro para të thata (cash) në vitet 2019 dhe 2020.

Në shkrim përmendet edhe Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, mbi të cilin hidhen dyshime se është financuar nga paratë e filialit të GEN-It në Tiranë, ku janë transferuar 14 milionë euro. Tutje, Prava shkruan se dyshohet që paratë e GEN-It në Tiranë janë përdorur për të financuar fushatën e Kurtit.

Në hulumtimit e titulluar “Si e paguan Martin Berishajn nga kompania sllovene GEN-I! Ku përfunduan gati 100 milionë euro“, theksohet se ambasadori i Kosovës ka përfituar qindra mijëra euro në mënyrë të dyshimtë. Në fakt, gazeta shkruan se nëpërmjet operacioneve akrobatike të kontabilitetit, kompania sllovene GEN-I me filialet e saja në Beograd, Sarajevë e Tiranë kanë mbuluar gjurmet e gati 100 milionë eurove.

Nga këto 100 milionë euro, për të cilat raporton Prava, 60 milionë janë transferuar në Bosnje dhe Hercegovinë, ndërsa miliona të tjera në filialin e GEN-It në Beograd e Tiranë.

“Kujtojmë që Berisha ka bërë disa tërheqje të parave cash në vitin 2019 dhe 2020 në shumën totale prej më shumë se 600 mijë euro, aq sa ka fituar Berishaj në kompaninë e tij MB Consulting gjatë këtyre dy viteve.”shkruan Prava, transmeton Nacionale.

Ndërsa gazeta Prava e përmend edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, kur shkruan rreth filialit të GEN-It në Tiranë, tek e cila raportohet të jenë transferuar 14 milionë euro nga kompania amë në Slloveni. Madje, dyshohet se nga këto 14 milionë euro të jetë financuar edhe Kurti.

“PJESA 2 GEN-I TIRANë: Si u sigurua më 2021 GEN-I që 14 milionë të zhdukeshin në rrugë ligjore për të mbuluar vrimën financiare të GEN-I Tiranë!!! Ka shumë dyshime se me këto para janë financuar edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe aktivisti slloven Nika Kovaç!”shkruan Prava.

“Ka pasur disa sugjerime dhe informacione se paratë janë transferuar nga njëra nga filialet e GEN-I jashtë vendit për fushatën zgjedhore të kryeministrit aktual të Kosovës, Albin Kurti, dhe se një pjesë e parave i ka shkuar një organizatë jo qeveritare”, thuhet tutje në artikullin e Prava-s.

Nacionale kishte raportuar më herët se si ishin hapur hetime nga Prokuroria për mos-deklarim pasurie nga ana e Martin Berishajt.

Në këtë skandal financiar raportohet të kenë qenë rreth gjysmë milioni euro në kesh, të cilat ishin tërhequr nga ana e tij. Berishaj i kishte mohuar përgjithësisht akuzat, duke shqyrtuar edhe padinë ndaj televizionit slloven Planet TV, por megjithatë pa u marrë specifikisht me akuzat që rëndonin mbi të.

Berishaj ishte zbuluar përmes kompanisë së tij MB Consulting se kishte marrë para nga dega e GEN-it në Beograd.


Skandali i raportuar në prill:

“Pronari i MB Consulting dhe i punësuari i vetëm i kësaj kompanie është Martin Berishaj. Ai u ka thënë autoriteteve tatimore në Mal të Zi që arsyeja përse i ka tërhequr paratë kesh kishte të bënte me një marrëveshje që ai e kishte me kompaninë e tij”, thotë media sllovene në prill, duke treguar që Berishaj i ka tërhequr rreth 200 mijë euro nga llogaria personale dhe rreth 320 mijë të tjera i ka tërhequr si profit nga llogaria e biznesit.

Kjo kompani ishte hapur nga ana e Martin Berishajt vetëm dhjetë ditë përpara se të bëhej pagesa e parë nga kompanie GEN-i në Beograd.

Related posts