
Dyshja angleze, Phil Foden dhe Mason Greenwood mund të përballen me masa diciplinore pasi janë kapur duke futur vajza në hotelin e skuadrës në Islandë.
Të rinjtë, të cilët luajnë për Manchester Cityn dhe Manchester Unitedin respektivisht, debutuan me Kombëtaren në barazimin 1-1 të shtunën, transmeton Periskopi.
Por kjo mund të mbetet nën hije të eventeve të fundit.
Gazeta islandeze ‘DV’ ka gjetur një video në Snapchat e cila është regjistruar nga njëra nga dy vajzat në hotelin e skuadrës, të dielën mbrëma.
Lojtarët kanë marrë urdhëra sigurie anti-Covid-19 por duket se ato janë thyer nga dyshja.
Asnjëri prej lojtarëve nuk ishte pjesë e stërvitjes të së hënës, para ndeshjes të martën kundër Danimarkës.
Sipas ‘Daily Mail’, veprimet e tyre mund të kenë thyer rregullat e Federatës Angleze për ndeshjet si mysafir.