Shënimi i 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit nuk ka kaluar pa incident. Ishte një pasardhëse e gjeneral Mehmet Dellalles, e cila doli në foltore pa ftesë gjatë akademisë solemne të shënimit të Lidhjes së Prizrenit, e cila nxiti Kryeministrin Ramush Haradinaj të reagojë dhe të ia ndërpres fjalimin.
“Profesor, etnograf të nderuarit dhe të rrojtët rrogozit, kam fatin që jam pasardhësja e vetme e lindjeve të djemve të gjeneral Mehmet Dellalles, që iu besua posti i Ministrisë së luftës në Qeverinë e Ismail Qemalit. I vetmi anëtar që përfaqësoi trojet që sot janë mbetur jashtë Shqipërisë Londineze, shpreh keqardhjen e thellë që jo vetëm në kohën e komunizmit, kam pasur babën në burg vetëm pse ka qenë djali i Mehmet Dellalles”, ishte pikërisht këtu kur ju ndërpre fjala nga Kryeministri i Kosovës, zonjës e cila doli pa ftesë në foltore, duke e larguar nga skena./Arbresh.info/
https://web.facebook.com/arbresh.info/videos/1815509568514127/?_rdc=1&_rdr