970×90
970×90

S’ka viza në qershor, Haradinaj jep një afat tjetër

S’ka viza në qershor, Haradinaj jep një afat tjetër


Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka mbajtur konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë.


Haradinaj përsëri ka uruar qytetarët e Kosovës për liberalizim të vizave.

“Urime edhe sot edhe çdo ditë. Tani kemi hyrë në fazën implementuese. Nuk mendoj që në qershor do ta kemi vendimin. Mirëpo jemi në proces”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se në vjeshtë mund të kemi lajmin e mirë për vizat.

Haradinaj  beson se situata do të jetë më shpresëdhënëse kur Finlanda ta marrë kryesimin e Këshillit të Evropës.

Haradinaj ndër të tjera në konferencë ka folur edhe për nismën e opozitës për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë.

Ai u ka ironizuar me partitë opozitare se njëherë janë duke punuar dhe nuk mund tu sigurojnë vota në këtë proces.

“Mocioni është process legjitim i opozitës, mendoj se opozita po i zbaton të drejtat e veta. Njëherë jemi tu punu, vota nuk mundemi me iu dhanë”, është shprehur Haradinaj.

Related posts