970×90
970×90

“S’ka qenë për mua temë largimi”, as Xhafer Tahiri s’do t’i bashkohet Osmanit në partinë e re

“S’ka qenë për mua temë largimi”, as Xhafer Tahiri s’do t’i bashkohet Osmanit në partinë e re

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka treguar se a do të largohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pasi Vjosa Osmani ka paralajmëruar organizim të ri politik.

Tahiri tha se për të nuk ka qenë temë largimi nga LDK.

“Unë jam tepër i koncentruar në komunën e Vushtrrisë. Nuk ka qenë për mua temë largimi nga LDK, nuk është në agjendën time. LDK duhet të qëndrojë bashkë përkundër sfidave”, tha Tahiri në Kanal10.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme janë raportuar disa emra të cilët mund t’i bashkohen Vjosa Osmanit në partinë e re,  mirëpo që shumica prej tyre e kanë mohuar se do të jenë pjesë e këtij subjekti që mund të hapet në të ardhmen.

Related posts