970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Situata në veri: Dëgjohen të shtëna, shihet tymë dhe flakë

Situata në veri: Dëgjohen të shtëna, shihet tymë dhe flakë

Tentimi i kryetarëve të rinj të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit për t`u hyrë në objektet e komunave ka nxitur reagim të ashpër të serbëve lokalë. Menjëherë janë lëshuar alarmet në këtë pjesë të vendit dhe ka filluar grumbullimi i qytetarëve për t`i bllokuar hyrjet e objekteve të komunave. Kjo ka nxitur tensionimin e situatës, e cila ka çuar edhe në intervenimin e Policisë së Kosovës.

Situata më e tensionuar ka qenë të objektin të Komunës së Zveçanit. Aty është dashur intervenimi i policisë, duke hedhur gaz lotsjellës për ta shpërndarë turmën.

Disa media lokale kanë raportuar edhe për të shtëna me armë, por nuk është treguar se kush e ka bërë këtë veprim.

Në largim e sipër, protestuesit e inatosu kanë djegur edhe një veturë të policisë së Kosova.

Pas zhbllokimit të hyrjes se objektit, kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci , ka konfirmuar për gazetën Nacionale se ka hyr në objektin e komunës.

Related posts