970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Situata në vend: AAK nis diskutimin me media dhe shoqërinë civile

Situata në vend: AAK nis diskutimin me media dhe shoqërinë civile

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), sikurse Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), do të mbajë tryezë diskutimi me përfaqësues të shoqërisë civile dhe të mediave, për situatën në vend.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga kjo parti.

Njoftimi i AAK-së:

Të nderuara media,

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka filluar një cikël diskutimesh për situatën e rëndë politike në Kosovë dhe modalitetet e mundshme për të dalë nga kjo situatë, me pjesëmarrës nga jeta publike, ekspertë të fushave, përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave.

Kësaj here, do të mbahet tryezë diskutimi me përfaqësues të shoqërisë civile dhe të mediave, këtë të enjte, më datë 20 korrik, në ora 12:00, në sallën 506, në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Ftoheni ta përcillni këtë ngjarje!

Related posts