970×90
970×90
970×90
970×90

Situata me pandeminë: Kurti takon sot kryetarët e gjitha komunave

Situata me pandeminë: Kurti  takon sot kryetarët e gjitha komunave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka ftuar për sot në takim, kryetarët e komunave të Kosovës.

Sipas raportimeve bëhet fjalë për takim urgjent, të cilin shefi i Qeverisë, e ka kërkuar për të diskutuar me kryetarët, rreth pandemisë dhe situatës së krijuar.

Në këtë takim mes Kurtit dhe kryetarëve të komunave të Kosovës, pritet të marrë pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.

Takimi mes tyre pritet të mbahet në ambientet e Qeverisë së Kosovës.

Ditët e fundit numri vdekjeve dhe rasteve pozitive me COVID-19 kanë shënuar rritje.

Qeveria e Republikës së Kosovës të hënën ka mbajtur mbledhjen elektronike në të cilën ka miratuar vendimin për themelimin e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë COVID-19 në vend. Ky vendim vjen një ditë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që u mblodh për shkak të numrit të lartë të rasteve dhe vdekjeve nga COVID-19.

Vetëm gjatë së hënës Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar për 20 vdekje dhe 932 raste të reja pozitive me koronavirus.

Ndërkohë që numri total i rasteve aktive është 26 mijë e 525 raste.

Related posts