970×90
970×90
970×90
970×90

Sipërmarrësi Ukë Blakaj, zbulon njërën prej arsyeve kryesore të kandidimit për deputet

Sipërmarrësi Ukë Blakaj, zbulon njërën prej arsyeve kryesore të kandidimit për deputet

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sipërmarrësi Uke Blakaj, ka ndarë një mesazh me qytetarët, duke shpjeguar një nga arsyet kryesore që e kanë shtyrë të kandidojë për pozitën e deputetit në Kuvendin e Kosovës, shkruan Gazeta Projekti.

“Shumë qytetarë këto ditë po më pyesin: Pse vendosa të kandidohem për deputet? Përgjigjja është e thjeshtë: Një nga shumë arsyet tjera është lidhja e bizneseve të Kosovës me ato të Gjermanisë, duke krijuar ura bashkëpunimi dhe hapësira të reja në tregun gjerman,” ka deklaruar Blakaj.

Ai thekson se fuqizimi i marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë do të hapte mundësi të reja për zhvillimin e bizneseve vendore dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Blakaj shpreh optimizëm të madh për të arritur këtë qëllim. “Besoj fuqishëm se do t’ia dalë mbanë!” ka përfunduar ai, duke dhënë mesazhin e tij përkushtues dhe vizionar për të ardhmen e Kosovës.

Ky angazhim reflekton një qasje proaktive për të forcuar ekonominë e vendit dhe për të krijuar një lidhje më të fortë me një nga tregjet më të fuqishme në Evropë.

Kujtojmë se Blakaj ka ndihmuar në lehtësimin e procedurave për eksportimin e produkteve të kompanive nga Kosova, duke mundësuar që prodhimet vendore të arrijnë në tregje më të mëdha dhe më të fuqishme.

Related posts