![Sindikata e Punëtoreve e RTK-së Kryesia e SPERTK-së](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/06/36ED5170-F9A1-41A5-8C37-306FDCC198AC.jpeg)
Reagim
Sindikata e Punëtorëve e RTK-së, dënon ashpër sulmin e strukturave kriminale në veri te vendit ndaj ekipeve të RTK-së dhe mediave të tjera në Kosovë.
Ekipi RTK-së derisa po filmonte e raportonte nga Zveçani, është sulmuar nga struktura kriminale, ku me këtë rast janë sulmuar gazetarja Venera Xhoxhaj, dhe lëndime ka marr kameramani Bardh Bekteshi, i cili ka kërkuar edhe ndihme mjekësore nga lëndimet e shkaktuara nga bandat serbe te veriut.
Sindikata është e shqetësuar me sulmet e vazhdueshme që po ndodhin ndaj ekipeve të RTK-së, por edhe te gjitha mediave në Kosovë. Andaj kërkojmë nga organet e rendit që tu ofrojnë siguri ekipeve te mediave gjatë raportimeve në veri.
Sindikata kërkon nga organet e rendit, që këto banda kriminale, të arrestohen dhe te dërgohen para drejtësisë.
Sulme të tilla nuk mund ta ndalin punën profesionale të RTK-së, e cila ka mision ta informoj shpejt e saktë, publikun në Kosovë dhe jashtë saj.
Me respekt,
Kryesia e SPERTK-së
Prishtinë, 16.06.2023