970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Sindikata e Policisë së Kosovës të hënën në takim me ministrin Sveçla

Sindikata e Policisë së Kosovës të hënën në takim me ministrin Sveçla

Sindikata e Policisë së Kosovës sot kishe të planifikuar një takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Por, takimi është shtyrë për të hënën.

Siç mëson Gazeta Online Reporteri.net, nga burimet brenda ministrisë, takimi është shtyrë për të hënën me kërkesë të Ministrisë për shkak të disa angazhimeve shtesë.

Përkundër takimeve që janë duke realizuar tash e një kohë, Sindikata Policisë së Kosovës dhe Qeveria e Kosovës ende nuk kanë arritur një zgjidhje sa i përket kërkesave të parashtruara nga policët.

Të pakënaqur me kushtet e punës, policët e Kosovës kanë protestuar dy herë para Qeverisë së Kosovës, ku edhe kanë paraqitur 14 kërkesat e tyre.

Në mesin e kërkesave ishte ligji për pensionim në moshën 55 vjeçare, sigurim jetësor, përfshirja e njësive të caktuar në tregun e punës, etj.

Këto janë 14 kërkesat e Policisë:

1. Përmirësimi i kushteve të punë në përgjithësi, siç janë, veshmbathjet, mjetet e punës, mjetet logjistike, objektet policore duke pasur parasysh se disa objekte policore dhe automjete, si dhe pajisje tjera të domosdoshme për kryerjen e detyrave zyrtare, nuk i plotësojnë kushtet minimale për punë.

2. Rrezikshmëria për zyrtarët policorë të jetë permanente dhe mos të varet vetëm nga një vend apo lokacion i caktuar, si dhe kërkojmë që shtesa për rrezikshmëri në punë të jetë nga 25 deri në 50% e pagës bazë dhe të formohet një komision që do të bëjë rivlerësimin e nivelit dhe kategorizimin e shtesave për rrezikshmëri.

3. Përfshirja e njësive të caktuara në shtesën për kushte të tregut të punës.

4 ligji për pensionim në moshën 55-vjeçare, e njëjtë me ligjin e FSK-së.

5. Sigurimi jetësor dhe rritjen e fondit në buxhetin e policisë për shërbimet shëndetësore me qëllim të mbulimit të shpenzimeve për barna dhe shërbime tjera.

6. Invaliditeti i pjesëtarëve të PK-së të cilët janë lënduar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, kërkojmë të krijohet një fond apo caktohet një shumë e mjeteve financiare për shkallën e invaliditetit.

7. Përfshirja e stafit civil në shtesën për punë specifike.

8. Shujta ditore për të gjithë pjesëtarët e policisë së Kosovës, për të gjithë e barabartë.

9. Pagesa e udhëtimit për ata që udhëtojnë larg nga vendbanimi deri në punë.

10. shtesa për fundvit e vlerës së një page për të gjithë ata që kanë treguar performancë të mirë gjatë tërë vitit.

11. Rikthimi i përvojës së punës për vite në 0.5 siç ka qenë, po ashtu edhe njohja e kualifikimit shkollor.

12. Të rikthehen tri pagat përcjellëse për zyrtarët që pensionohen.

13. Të lejohet një pagë për të gjithë pjesëtarët e policisë që mund të kenë një rast vdekje në familjen e ngushtë,
dhe

14. Përkujdesja për mirëqenien e familjeve të pjesëtarëve të policisë së Kosovës që kanë humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës zyrtare apo janë lënduar. Si psh, shkollimi i fëmijëve, punësimi i njërit nga fëmijët apo anëtarë nga familja e ngushtë, sigurimi i vendbanimit nëse nuk kan

Related posts