
Mungesa e vitaminës B12 mund të ndodhë nëse një person i mungon vitamina që merret më së miri nëpërmjet dietës.
Nëse problemet shëndetësore mbeten të pa trajtuara, atëherë mund të ketë pasoja afatgjate serioze.
Dallimi i simptomave mund të ndihmojë në shmangien e tyre, dhe një në veçanti duhet të theksohet nëse gjuha juaj ka një ngjyrë të caktuar.
Simptomat e mungesës së vitaminës B12 janë të rëndësishme për t’u njohur, pasi nëse gjendja nuk trajtohet, mund të ndodhin ndryshime neurologjike. Këto përfshijnë problemet e shikimit, humbjen e kujtesës, humbjen e përqendrimit dhe dëmtimin e sistemit nervor. Gjendja ndodh kur trupit i mungojnë qelizat e kuqe të gjakut.
Nëse trupi nuk merr sa duhet qelizat e kuqe të gjakut, indet dhe organet do të përballen me mungesë të oksigjenit dhe kjo ndikon në mungesën e vitaminës B12.
Një mënyrë e përcaktimit të mungesës së kësaj vitamine është ngjyra e caktuar e gjuhës.
Një ngjyrë e kuqe e mbylltë sipas ekspertëve është mungesë e B12, sipas një studimi.
Simptomat tjera të mungesës së vitaminës B12 përfshijnë ndjenjën e lodhjes së madhe, probleme me frymëmarrje pas ushtrimeve të vogla, dhimbje koke, rënie e apetitit.
Si të shmanget mungesa e vitaminës B12?
Të rriturit duhet të marrin rreth 1.5 mikrogram në ditë vitaminë B12 përmes dietës.
Vitamina B12 ndodhet në ushqime si mishi i kuq, vezët, mëlçia, jogurti grek.