
Sabri Fejzullahu dhe Leonora Jakupi po vijnë me bashkëpunim.
Këngëtarja Leonora Jakupi nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instagram ka njoftuar se kënga e saj e re është në bashkëpunim me Sabri Fejzullahun, shkruan lajmi.net.
“Simpatia e shkollës” titullohet ky projekt i cili do të publikohet të premten në orën 18:00.
Leonora pranë postimit i ka falënderuar bashkëpunëtorët e në veçanti këngëtarin Sabri Fejzullahu krah të cilit shihet edhe në foton që e ka postuar në Instagram./Lajmi.net/