970×90
970×90

Simboli i Tingullit T3nt, Getoar Selimi ka gati bombën e radhës

Simboli i Tingullit T3nt, Getoar Selimi ka gati bombën e radhës

Ata janë dy nga reperët më të suksesshëm dhe më me së shumti hite të krijuara në skenën muzikore shqiptare.

Fjala është për dyshen e famshme, artistët Ghetto Geasy dhe Majk, të cilët tashmë shquhen për projektet e veçanta të tyre.

Së fundmi, të njëjtit duket se po punojnë sërish në një projekt i cili besohet se do të lansohet këtë vit.

Foto: Instagram

Ka qenë vet reperi Selimi, ai i cili ka pyetur fansat nëse ai dhe Majk duhet të publikojnë një këngë nga albumi i tyre i ri.

“A me lëshuar një bombë të albumit me Majk”, ka qenë mbishkrimi i njërit nga postimit të ndarë në InstaStory, teksa në tjetrin shton, “të rëndë apo komerciale?”.

Foto: Instagram

Ndonëse nuk zbuluan më shumë detaje, presim të shohim se çfarë kanë përgatitur për admiruesit e muzikës së tyre.

Ndërkohë, hiti i tyre i fundit mban titullin “Zhytem (Je t’aime) me mbi 20 milionë klikime në YouTube.

Related posts