
Organizatori Adnan Jashari ka bërë me dije se deri më tani janë siguruar mbi 15 mijë nënshkrime, për ta riproceduar në Kuvend kërkesën për Projektligjin për Trustin.
Këtë e bëri të ditur vet ai, në një fotografi me deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiun.
“Sot takova deputetin Bekim Haxhiu, i cili ishte zëri ynë në Kuvend për Projektligjin për Trustin.
Deputetin e njoftova se deri më tani, brenda 5 ditëve kemi arritur të sigurojmë mbi 15 mijë nënshkrime të qytetarëve, për ta riproceduar në Kuvend kërkesën tonë për Projektligjin për Trustin”, thuhet në postim.
Ndryshe, mbledhja e nënshkrimeve do të bëhet deri të marten.