![Si u plotësua dëshira e opozitës nga Glauk Konjufca](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/07/9F4CFFFF-5BA0-40E9-BBFA-FEE59D22707D.jpeg)
Partitë opozitë, Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës.
Seanca në Kuvend vazhdoi punimet pasi që deputetët e PDK-së liruan foltoren, e krejt kjo erdhi pasi që kryekuvendari, Glauk Konjufca pranoi kërkesën e tyre për të larguar nga salla zëvendëskryeministrin Besnik Bilimin.
Pas kësaj deputetja nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha ka thënë se meqë Bislimi u largua, tashmë janë kushtet normale për të vazhduar.
“Meqë Bislimi e lëshoi sallën dhe kërkesa jonë u plotësua mendoj që tani janë kushtet normale që me vazhdu senaca, jo me u votu e ma vazhdu seanca nën presionin e Policisë brenda sepse është shkelje e rregullores, kërkush kërkon nuk e dhunoi. E ftoj kryeministrin, nuk ka nevojë me e tërhekë fjalën, mundet me na sqaru për krejt se cka jemi brengosë ne dhe cka kemi ngritë në mëngjes që është raporti me Radojqiqin dhe instrumenti juaj, zonja Kusari.”- deklaroi Hoxha.
Ndërsa nga LDK-ja ka folur deputeti, Arben Gashi, ku ka thënë se e vlerësojnë se është e paarsyeshme të vazhdojnë me seancë dhe ka deklaruar se grupi i tij, nuk marrin pjesë.
“Pika të të cilat janë në rend dite në këtë seancë janë delikate dhe të cilat gjenerohen në një situatë të pa lakmueshme në seancën e Kuvendit, vlerësojmë se është e paarsyeshme me vazhdu dhe si grup parlamentar nuk marrim pjesë në seancë.”- tha Gashi.